Njerëz të armatosur hapën zjarr ndaj aktivistëve nga partia kryesore e opozitës në El Salvador, duke vrarë dy persona, një sulm i rrallë politik që ka tronditur një nga vendet më të dhunshme të Amerikës Latine.
Përkrahësit e Farabundo Martí National Liberation Front (FMLN) po ktheheshin nga një tubim fushate kur kamioni i tyre u sulmua nga të dyshuarit në një makinë.
Sulmi ndaj partisë së majtë erdhi katër javë para se të mbaheshin zgjedhjet nacionale dhe komunale.
Tre persona janë arrestuar deri në këto momente.
Sulmi ndodhi në qendër të kryeqytetit, San Salvador, të dielën pasdite me kohën lokale para një prej zyrave të partisë FMLN. Pesë persona të tjerë u plagosën
Aktivistët e partisë kishin marrë pjesë në një tubim duke filluar fushatën për kandidatin për kryetar të FMLN Rogelio Canales.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.