Senatorja Elizabeth Warren i dha fund fushatës së saj për presidente të Shteteve të Bashkuara, pas rezultateve të dobëta që mori në të ashtuquajturën Super të Martë.
Në 14 shtete, ku janë mbajtur zgjedhjet paraprake për kandidatin e Partisë Demokratike, ajo ka dalë e treta, madje shumë larg dy kandidatëve të tjerë: Joe Biden dhe Bernie Sanders.
Warren e ka përqendruar fushatën e saj në luftimin e ndikimit të parave në politikë, duke argumentuar se për çdo çështje domethënëse – kontrollin e armëve, ndryshimin e klimës, kujdesin shëndetësor – fuqia e lobistëve të korporatave dhe e miliarderëve prish çdo mundësi për të arritur një ndryshim domethënës.
Me daljen e saj, gara tani përqendrohet rreth Bidenit, 77 vjeç, dhe Sandersit, 78 vjeç.
Partia Demokratike do ta zgjedhë në verë kandidatin e saj, i cili do të sfidojë më pas presidentin aktual, Donald Trump, republikan, në zgjedhjet e nëntorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.