Miliarderi Elon Musk e ka quajtur kancelarin gjerman Olaf Scholz “budalla”.
Kjo deklaratë vjen pas as rënies së koalicionit të tij trepartiak.
Musk postoi në gjermanisht në X: “Olaf ist ein Narr” dhe kjo nëse përkthehet bie “Olafi është një budalla”.
Olaf ist ein Narr https://t.co/Yye3DIeA17
— Elon Musk (@elonmusk) November 7, 2024
Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX dhe pronar i X, po reagonte ndaj një postimi që thoshte se “qeveria socialiste” e Gjermanisë kishte rënë, përcjell Telegrafi.
Dhe 53-vjeçari më vonë konfirmoi se kishte ndërmend ta quante Scholz një budalla, shkruan YahooNews.
“Pas zgjedhjeve të ardhshme, Scholz nuk do të jetë më aty”, shtoi Musk në një tjetër koment në anglisht.
Musk ishte një mbështetës kryesor i republikanit Donald Trump në përpjekjen e tij për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Pikëpamjet e tij politike janë bërë gjithnjë e më të djathta vitet e fundit. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.