×
  • Lajme
  • Botë

    Emigranti irakian që dogji dhe përdhosi disa herë Kuranin pritet të dëbohet nga Suedia

    Reporteri
    27 Tetor 2023 | 14:53

    Autoritetet suedeze kanë vendosur që pas skadimit të lejes së punës dhe qëndrimit, të dëbojnë refugjatin nga Iraku, Salwan Momika, i cili organizoi një seri përdhosjesh publike të Kuranit këtë vit, por e shtyu dëbimin e tij, duke thënë se jeta e tij do të ishte në rrezik nëse do të kthehej në Irak, raporton AP.

    Zëdhënësi i shtypit i Zyrës së Emigracionit Jesper Tengroth tha në një deklaratë për kanalin “TV4” se Momika ka një leje pune dhe qëndrimi deri më 16 prill 2024. Tengroth deklaroi se pas kësaj date nuk do t’i jepet leje qëndrimi dhe pune dhe Momika do të deportohet.

    Duke u shprehur se këtë vendim e morën për shkak të një deklarate të rreme të Momikës, Tengroth tha: “Kemi zbuluar deklaratat e rreme të personit në aplikimin për vizë për leje qëndrimi dhe leje pune dhe për këtë arsye vendosëm ta deportojmë. Personit i ndalohet hyrja në Suedi për 5 vjet”, tha ai.

    Momika pritet të apelojë vendimin e dëbimit dhe ta çojë çështjen në Gjykatën e Emigracionit. Nga ana tjetër, Momika këtë vit disa herë ka bërë provokim duke djegur dhe përdhosur Kuranin nën mbrojtjen e policisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!