Një grua e cila është sulmuar seksualisht nga partneri i shoqes së saj disa kohë më parë, ka folur për momentet trionditëse, si dhe ka treguar se tashmë vuan nga çrreguillimi i stresit post traumatik (PTSD).
38-vjeçarja Hannah Gregory hoqi dorë nga e drejta e saj për anonimat me qëllim për të inkurajuar viktimat e tjera të sulmit seksual, ndërsa sulmuesi u dënua me 3 vite burg.
Në një intervistë për “Daily Mail” ajo zbuloi se ka përjetuar ‘makthe të tmerrshme’ dhe tregoi se si “aroma e alkoolit dhe djersës mashkullore do ta ndjekin atë përgjithmonë”.
Sulmuesi i saj, shefi i ndërtimit David Horton, 47 vjeç, partneri i mikes së saj më të mirë për 25 vite, e sulmoi atë seksualisht, ndërsa e dashura e tij flinte në shtratin tjetër të hotelit gjatë një fundjave në maj të vitit 2018.
Ata kishin qenë në Londër dhe atë natë vizituan Sushi Samba dhe pub-et Star dhe Garter në Soho dhe më pas morën një taksi së bashku për të shkuar në hotel.
Pasi të gjithë ranë në gjumë në hotelin me katër yje “Apex”, viktima e gjeti veten përballë një sulmi seksual, ndërsa Horton e preku fillimisht në vendet intime dhe më pas e përdhunoi teksa ajo përpiqej t’i shpëtonte sulmit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.