×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan bisedon me Putinin për “bukën e botës”

    Reporteri
    11 Korrik 2022 | 22:59

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

    Dy liderët diskutuan për situatën në Ukrainë, më konkretisht për lehtësimin e eksportit të grurit nga ky shtet. Erdogan deklaroi se është koha për të marrë masa në lidhje me zbatimin e planit të Kombeve të Bashkuara për krijimin e korridoreve të sigurta për eksportin e grurit në Detin e Zi.

    Duke përsëritur se lufta midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të përfundojë me një paqe të qëndrueshme përmes negociatave, Presidenti turk shprehu gatishmërinë të japë çdo kontribut të mundshëm për rigjallërimin e procesit të bisedimeve.

    Erdogan dhe Putin diskutuan gjithashtu edhe për një takim me prani fizike, që pritet të ndodhë së shpejti./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!