×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan blen raketa nga Rusia: S’kemi nevojë për lejen e askujt, në dashtë Zoti fillojmë javën tjetër

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 8:27

    Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë pajisjen e Turqisë, me aeroplanët luftarakë F-35, nëse Ankaraja do të vazhdojë me blerjen e sistemit rus, të mbrojtjes raketore.


    SHBA-ja i ka bërë thirrje Turqisë të mos instalojë sistemin rus, pasi ai ka kapacitet të identifikojë aeroplanët amerikanë, të cilët janë të ndërtuar për të shmangur ndjekjen nga radarët e armikut, dhe sensorët e nxehtësisë, por vetë Turqia nuk tundet nga llogorja.

    “Nuk kemi përse ti marrim leje askujt për të përmbushur nevojat tona të sigurisë”- tha Recep Tayyip Erdogan, për blerjen e sistemit rus S-400.

    “Për të përmbushur nevojat e saj të sigurisë, Turqia nuk ka përse të negociojë me asnjë vend, nuk ka përse të marrë leje dhe as të thyhet para presionit. Në dashtë Zoti, dislokimi i S-400 do të fillojë muajin e ardhshëm”, tha në fjalën e tij Erdogan, përcjell TCH.

    Por kjo, sipas SHBA do të ketë pasoja. Turqia është pjesë e vendeve që po angazhohen në prodhimin e aeroplanëve amerikanë F-35. Mirëpo, deri më tani, zyrtarët turq kanë refuzuar të heqin dorë nga blerja e sistemit mbrojtës raketor nga Rusia e Vladimir Putinit, duke thënë se do t’i bëjnë ballë edhe sanksioneve amerikane të cilat janë paralajmëruar nga zyrtarët e SHBA-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!