Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi Zelandës së Re të kthejë dënimin me vdekje në sistemin gjyqësor pas maskrës në dy xhami në Christchurch duke paralajmëruar se Turqia do të merret me sulmuesin, në rast se Zelanda e Re dështon ta bëjë, transmeton Reporteri.info
Australiani Brenton Tarrant (28) vrau 50 besimtarë në emër të Supremacisë së Bardhë ndërsa luteshin të premten në Christchurch.
“I mbushur me urrejtje, ju keni vrarë 50 prej vëllezërve tanë. Do të paguani për këtë. Nëse Zelanda e Re nuk e bën këtë, ju do të paguani për këtë krim në një mënyrë apo një tjetrën”, tha Erdogan.
Ai po ashtu vlerësoi se Turqia kishte bërë gabim kur hoqi dënimin me vdekje 15 vjet më parë dhe shtoi se Zelanda e Re duhet të fillojë një proces për kthimin e dënimit me vdekje në sistemin e saj të drejtësisë penale”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.