Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mori pjesë dje në një ceremoni ku filloi ndërtimi i një kishe në Turqi, e para që nga viti 1923.
Një kishe ortodokse Siriane në rrethin Jesilkoy filloi të ndërtohet dje në Stamboll. Kjo është kisha e parë që po ndërtohet në historinë e re të Turqisë, pas vitit 1923. Kisha Siriane paraqiti një kërkesë për ndërtimin e kishës dhjetë vjet më parë, e cila u miratua në 2015, dhe ndërtimi fillon tani.
“Unë e shoh këtë kishë të re si një pasuri të Stambollit. Urime për këtë, “tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në ceremoninë e hapjes së ndërtimit të Kishës Ortodokse.
Ai tha se kisha duhet të përfundojë brenda dy viteve, në mënyrë që bashkësia e 17,000 Sirianëve Ortodoksë në qytet të kishte tempullin e tyre.
8,000 të tjerë besohet se jetojnë në lindje dhe jug-lindje të Turqisë, raportoi agjensia e lajmeve Anatolia.
“Kjo është një ditë historike,” tha Mitropoliti ortodoks Sirian Yusuf Cetin.
Myslimanët përbëjnë më shumë se 99 përqind të popullsisë së Turqisë, e cila është rreptësisht laike sipas kushtetutës. Por deri tani, pakicat e krishtera në Turqi lejoheshin vetëm të rinovonin kishat, dhe jo të ndërtonin të reja.
“Nuk ka vend për diskriminim në mendjet tona,” tha Erdogan të shtunën.
“Të gjithë ata që e duan dhe janë besnikë ndaj Turqisë janë qytetarë të klasit të parë në sytë tanë,” vuri në dukje ai. /reporteri.net