Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me agjendën pas kthimit nga vizita në Kazakistan.
Lideri turk reagoi ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu duke i dhënë mesazhin se nuk do ta lënë Gazën vetëm dhe të pafuqishëm kur pyeten për ngjarjet mes Izraelit dhe Palestinës.
“Më lejoni t’ju them këtë, Netanyahu nuk është më dikush me të cilin mund të flasim. Ne e kemi fshirë dhe e kemi hedhur atë”, tha ai, raporton cnnturk.
Ai tha më tutje se përgjegjësi numër një për këtë është vetë kryeministri izraelit, “bisedimet për largimin e Netanyahut tani kanë filluar në Izrael”.
Erdogan pohoi se “si Turqi, duhet të marrim një rol udhëheqës. Ky do të jetë një zhvillim që do të formësojë të tashmen dhe të ardhmen përmes historisë”.
Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit të papritur të militantëve të Hamasit më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.