Presidenti i Turqisë Tayyip Erdogan i tha Kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau se pezullimi i eksportit të disa teknologjive të dronëve nuk ishte në përputhje me frymën e aleancës, konfirmoi zyra e Erdogan të premten vonë.
Kanadaja pezulloi eksportin e disa teknologjive të dronëve në Turqi në fillim të këtij muaji ndërsa heton pretendimet se pajisjet ishin përdorur nga forcat Azere të përfshira në luftime me Armeninë.
Në një telefonatë të premten, Erdogan dhe Trudeau diskutuan për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rritjen e tregtisë dypalëshe, tha presidenca turke, duke shtuar se ata gjithashtu biseduan për tejkalimin e çështjeve në lidhje me bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes.
“Gjatë thirrjes, Presidenti Tayyip Erdogan tha se pezullimi i Kanadasë i eksportit të disa mallrave ushtarake në Turqi për shkak të konfliktit Azerbajjan-Armeni … është kundër frymës së aleancës,” tha presidenca.
Turqia dhe Kanadaja janë të dy anëtarë të NATO-s.
Pas njoftimit të Kanadasë, Ministria e Jashtme e Turqisë kishte thënë se pezullimi tregoi një standard të dyfishtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.