×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan tha se do të ndiqte gjurmët e sulltanit Alp Aslan, realizohet portreti i tij në një tokë me të mbjella

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 11:42

    Portreti në foto është sulltani turk Alp Aslan që mposhti Perandorinë Bizantine në vitin 1071 i punuar në një tokë në Turqi.


    Kjo vjen si simbol për Presidentin Recep Tayip Erdogan i cili vetëm pak ditë më parë deklaroi se dëshiron të ringjallë historinë dhe të ndjekë gjurmët e këtij sulltani.

    Vetë ministri i Pyjeve dhe Agrikulturës të Turqisë u shpreh se kjo është figura më e madhe e bërë ndonjëherë në një sipërfaqe toke në vend.

    Këtë deklaratë ai e lidhi me situatën tensionuese mes Greqisë dhe Turqisë.

    Në përvjetorin e 949 të kësaj fitore, dhjetëra mijëra turq u mblodhën në rrafshinën Malazgirt, ku u mbajt një festival.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!