×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan thotë që Putin mund ta vizitojë Turqinë në prill

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 17:48

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se homologu i tij rus , Vladimir Putin mund ta vizitojë Turqinë më 27 prill për inaugurimin e reaktorit të parë të energjisë bërthamore të ndërtuar nga kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore Rosatom, shkruan Reuters, përcjell Reporteri.net.

    “Ndoshta ka mundësi që Z.Putin do të vijë më 27 prill, ose në mund të lidhemi online për ceremoninë e inaugurimit dhe do të marrim hapin e parë në Akkuyu” ka thënë Erdogan.

    Ndërkaq, Kremlini mohoi të hënën raportet turke që Putini po planifikonte të vizitonte Turqinë.

    Kremlini tha se të shtunën që Putini dhe Erdogani kanë folur në një bisedë telefonike implementimin e suksesshëm të projekteve të përbashkëta strategjike  në sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe ndërtimin e termocentralit bërthamor në Akkuyu.

    Projekti 20 bilionë dollarësh e 4800 megawatt (MË) për të ndërtuar katër reaktor në qytetin mesdhetar Akkyu do të lejojë Turqinë të bashkohet me klubin e kombeve me energji bërthamore civile.

    Ndërkaq kujtojmë që në fillim të këtij muaji për Putinin është lëshuar një urdhër arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime lufte në Ukrainë për deportimin ilegal të fëmijëve. Por Tuqia duke mos qenë pjesëtare e Statusit të Romës, e cila krijoi GJNP-në dhe nuk mund ta arrestojë Putinin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!