×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan zbulon sekretin e madh për Al-Bagdadin: Nuk e arrestuam vetëm motrën, por edhe gruan e tij

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 14:37

    Forcat turke kanë kapur gruan e udhëheqësit të vrarë të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi, njoftoi sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.


    “SH.B.A. ka njoftuar se Bagdadi vrau veten në një tunel, dhe kjo është arsyeja pse ata filluan fushatën. Por unë po e njoftoj  për herë të parë këtu: Ne kapëm gruan e tij dhe nuk folëm për këtë në çdo gojë, si ata. Ne kapëm motrën dhe dhëndrin e tij, në Siri”, tha Erdogan në një fjalim në Universitetin e Ankarasë, raporton Reuters, transmeton Reporteri.net.

    Dy ditë më parë, motra e madhe e udhëheqësit të vrarë të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi u arrestua në një bastisje nga forcat turke të sigurisë në veriperëndim të Sirisë, dhe zyrtarët besojnë se ajo mund të sigurojë informacione domethënëse në lidhje me organizatën terroriste, ISIS. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!