×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan: Turqia i beson Perëndimit aq sa i beson Rusisë

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 21:35

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia i beson Perëndimit po aq sa i beson Rusisë. Ai theksoi se vendi i tij ndjek politikë të favorshme ndaj Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Erdogan foli për marrëdhëniet politike të jashtme në një intervistë për televizionin amerikan PBS. Ai intervistën e dha në New York, ku sot iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    “Në masën që Perëndimi është i besueshëm, Rusia është po aq e besueshme. Për 50 vjetët e fundit, ne kemi pritur në pragun e Bashkimit Evropian. Në këtë moment, unë i besoj Rusisë po aq sa i besoj Perëndimit”, ka thënë ai.

    Ai iu referua edhe marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Moskës për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.

    “Gjysma e furnizimit me gaz është nga Rusia, që do të thotë se jemi të solidarizuar. Ne ecim përpara me hapa të përbashkët, po ashtu bashkëpunojmë në fushën e industrisë së mbrojtjes. Mund të bëjmë gjëra të tilla me Rusinë”, ka thënë ai.

    Sipas fjalëve të presidentit turk, ashtu siç ka marrëdhënie të mira me SHBA-në, do të ketë edhe marrëdhënie të mira me Rusinë. Ai gjithashtu tregoi se dëshiron të ketë marrëdhënie me BE-në në bazë të parimit “win-win”, d.m.th. marrëdhënie që do të përfitojnë të gjithë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!