Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përshëndeti ceremoninë e nisjes së punimeve në qytetin e Laçit, një nga zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një video-mesazh, Erdogan vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa u shprehu edhe një herë ngushëllimet familjarëve të personave që humbën jetën nën rrënoja.
“T’ua dorëzojmë sa më shpejt vëllezërve shqiptarë që kanë humbur banesat e tyre gjatë tërmetit. Me këtë rast, edhe një herë, për vëllezërit tanë shqiptarë që humbën jetën uroj mëshirën e Zotit ndërsa ngushëlloj familjarët. E lus Zotin tim të na mbrojë nga çdo fatkeqësi dhe nga sëmundjet epidemike. Përshëndes edhe zotin Rama. E ndoqa fjalën e tij. Kam bindjen se këto pasoja të fatkeqësisë do ti kalojmë sa më shpejt. Të prekurve nga tërmeti do të bëjmë të mundur sa më shpejt të jenë të sigurtë. Banesat e ndërtuara nga shteti turk për vëllezërit e Laçit të jenë të dobishme dhe të hajrit”, tha Erdogan.
Në fund edhe një urim me rastin e festave të fundvitit: “Ju uroj edhe Vitin e Ri që po afron. Edhe një herë ju përshëndes përzemërisht dhe miqësisht. Ju uroj shëndet”, ka deklaruar ai.
Zona 1 e lagjes së re në Laç financohet nga qeveria turke, zona 2 nga qeveria shqiptare.
Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.