Presidenti i Turqisë, Recep Tayiip Erdogan i cili po qëndron në Sarajevë ku po merr pjesë në Samitin e SEECP bashkë më vendet e rajonit, e të cilin po e bojkoton Kosova për shkak të trajtimit jo të barabartë, ka kërkuar që Bosnja e Hercegovina t’i dorëzojë shtetasit turq.
Erdogan i cili po përballet me telashe brenda partisë së tij AKP për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve të lartë, po vazhdon të merret me çështjen e gylenistëve.
Ai këtë e ka bërë në Sarajevë ku ka kërkuar t’i dorëzohen shtetasit turq të njohur si gylenistë, të cilët ai i sheh si fajtorë për puçin ushtarak të vitit 2016.
“Shpresoj se nuk do t’i rrezikoni raportet me Turqinë për shkak të Lëvizjes Feto” u ka thënë Erdogan anëtarëve të Presidencës boshnjake.
“Personalisht do të kujdesem që të zgjidhet ky problem” ka premtuar Milorad Dodik.
Ndërsa, anëtari boshnjak i Presidencës Sefik Dzaferovic ka thënë se Bosnja e Hercegovina nuk do të lejojë që të cenohen raportet me Turqinë dhe se gjithçka do të zgjidhet në përputhje me ligjet boshnjake dhe turke.
Por, sipas mediave të rajonit Erdogan është shfaqur i pakënaqur me bashkëpunimin rreth këtyre çështjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.