Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka folur me tone të ashpra ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, citojnë mediat turke.
“Ne i besojmë Zotit tonë, por jo një personi të quajtur Benjamin Netanyahu. Zoti e shkatërroftë dhe e bëftë atë të mjerë”, është shprehur Erdogan.
Si reagim, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, thirri zëvendësambasadorin e Turqisë në Ministrinë e Jashtme, për fjalët e presidentit Erdogan duke shprehur pakënaqësitë e tij. “Ju mbështesni vrasësit e fëmijëve, përdhunuesit dhe gjymtuesit e trupave të shkaktuar nga kriminelët e Hamasit”, tha Ministri i Jashtëm i Izraelit, duke iu drejtuar Erdoganit.
“Nuk ka Zot që do t’i dëgjojë ata që mbështesin mizoritë dhe krimet e kryera kundër njerëzimit nga miqtë tuaj barbarë të Hamasit. Heshtni dhe kini turp!”.
Erdogan ka qenë shumë kritik ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës dhe së fundmi në Rafah. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Izrael për të diskutuar termat e mundshme të një armëpushimi, në dukje i pamundur, midis Izraelit dhe Hamasit. /A2
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.