×
  • Lajme
  • Botë

    “Erdogani i ashpër vetëm me fjalë ndaj Izraelit, furnizoi me karburant avionët që bombarduan Gazën”

    Reporteri
    27 Nëntor 2023 | 13:57
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

    Dr. Erdoan Shipoli, ekspert mbi Çështje të Sigurisë dhe atyre që lidhen me Turqinë thotë për Zërin e Amerikës se Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka qenë i ashpër vetëm në deklarata ndaj Izraelit dhe jo në veprime konkrete. Ai shton se gjatë ditëve të bombardimit të Gazës, kompanitë turke vazhdonin të furnizonin Izraelin me karburant, që është përdorur për sulmet ajrore në këtë rajon.

    Izraeli nisi sulmet ndaj Hamasit në Rripin e Gazës pas sulmit terrorist të ndërmarrë nga grupi militant Hamas më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë 1200 izraelitë. Me vazhdimin e sulmeve dhe fillimit operacioneve tokësore izraelite, numri i viktimave në Gazë u rrit. Autoritetet në Gazën e kontrolluar nga grupi militant, thonë se prej fillimit të konfliktit janë vrarë më shumë se 13 mijë palestinezë.

    Ndërsa në fillim të sulmit izraelit retorika e Turqisë dukej më e butë e në drejtim uljes së tensioneve, me vazhdimin e sulmeve Erdogan e përforcoi atë. Ai shkoi deri aty sa e quajti Izraelin ‘vend terrorist’ ndërsa Hamasin një organizatë çlirimtare.

    Por sipas Erdoan Shipoli, ekspert mbi Çështje të Sigurisë dhe atyre që lidhen me Turqinë, presidenti turk ka qenë i ashpër vetëm në deklarata dhe ashpërsia e tyre shton ai, u rrit vetëm kur ai kuptoi se nuk po ftohej nga faktorët ndërkombëtarë perëndimore për të luajtur rolin e ndërmjetësuesit në Lindjen e Mesme, sikurse dhe kishte shpresuar.

    Eksperti thotë gjithashtu se në vendet e tjera ka patur protesta edhe më të mëdha pro palestineze sesa në Turqi dhe se Erdogan, nuk bëri asgjë për të ndaluar kompanitë turke, që të vazhdonin të furnizonin me karburant Izraelin, karburant që është përdorur sipas tij, për sulmet ajrore në Gazë. /VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!