Presidenti i Turqisë, Receep Tayyip Erdogan, ka thënë se sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Turqisë në lidhje me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes përbëjnë sulm mbi të drejtat sovrane të Ankarasë dhe se kanë për qëllim të dobësojnë industrinë e saj.
Washingtoni ka vendosur sanksione ndaj kryetarit të Industrisë turke të Mbrojtjes, Ismail Demir, dhe tre zyrtarëve të tjerë.
Në reagimin ndaj masës, presidenti turk ka thënë se këto sanksione do të tejkalohen, ndërkaq ka premtuar se do të ashpërsojë tentimet që vendi të ketë industrinë e pavarur të mbrojtjes.
Washingtoni është arsyetuar se sistemi mbrojtës “S-400” i Rusisë kërcënon aeroplanët luftarakë “F-35” dhe sistemin mbrojtës të NATO-s. Turqia ka mohuar këto qëndrime dhe ka sqaruar se sistemi “S-400” nuk do të integrohet në NATO.
Erdogani ka përsëritur se shqetësimet amerikane nuk kanë një bazë teknike. Ai ka shtuar se Ankaraja ka prodhuar 1 mijë pjesë të aeroplanëve “F-35”, ani pse është hequr nga programi për blerjen e tyre shkaku i sistemit rus. Turqia pritej të armatosej me 100 aeroplanë “F-35” të SHBA-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.