Presidenti i Turqisë Tayyip Erdogan ka sulmuar presidentin francez Emmanuel Macron të shtunën, duke i thënë se ai ka nevojë një trajtim mendor pas qëndrimeve të tij ndaj myslimanëve dhe islamit.
Në fillim të muajit, Macroni kishte deklaruar se do të luftojë “separatistët islamikë”, që sipas tij po kërcënonin të merrnin nën kontroll disa komunitete myslimane në Francë.
Franca është tronditur nga vrasja e një mësuesi nga një person, për shkak se gjatë një ligjërate mësuesi u kishte treguar nxënësve karikatura të profetit Muhamed.
“Cili është problemi i këtij personi i quajtur Macron me myslimanët dhe islamin? Macronit i nevojitet trajtim në nivelin e tij mendor”, ka thënë Erdogan gjatë një fjalimi në Kayseri të Turqisë, raporton Reuters.
“Çfarë mund të thuhet më shumë për kreun e një shteti i cili nuk e kupton lirinë e besimit dhe i cili vepron në këtë mënyrë për miliona njerëz që jetojnë në shtetin e tij, anëtarë të besimeve të ndryshme”, ka shtuar Erdogani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.