Është shumë herët për spekulime për përplasjen mes aeroplanit të pasagjerëve të American Airlines dhe helikopterit ushtarak në afërsi të aeroportit në Washington D.C, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Është “e parakohshme të spekulohet për shkakun rrënjësor” të përplasjes vdekjeprurëse, tha kreu i Shoqatës Kombëtare të Kontrollorëve të Trafikut Ajror.
“Ne do të presim që Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të përfundojë punën e tij dhe ta përdorë atë informacion për të ndihmuar në drejtimin e vendimeve dhe ndryshimeve për të përmirësuar sigurinë e aviacionit,” shkroi Presidenti i Shoqaës Kombëtaretë Kontrollorëve të Trafikut Ajror (NATCA), Nick Daniels, duke vënë në dukje se ai ende nuk mund të komentojë mbi specifikat.
Sindikata është në kontakt me kontrollorët që punojnë në aeroport, tha Daniels.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.