×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në hije

    Estonia pengon operacionin e urdhëruar nga Rusia

    Reporteri
    21 Shkurt 2024 | 16:59

    Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka thënë se shteti i saj ka penguar operacionin e ndikimit të urdhëruar nga Rusia.

    Operacioni, i cili ka nisur gjatë vitit të kaluar, përfshinte serinë e sulmeve si vandalizimi i automjeteve të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe disa monumenteve, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Shërbimi i Sigurisë në Estoni ka arrestuar 10 persona, përfshirë edhe rusë. Zyrtarët e Estonisë kanë thënë se janë planifikuar edhe më shumë sulme.

    “Po zhvillohet një luftë në hije kundër shoqërisë tonë”, ka thënë Kallas për CNN-in. “Qëllimi i operacioneve të ndikimit nga Rusia është dobësimi i demokracisë”, ka thënë ajo.

    Zyrtarët e Estonisë kanë thënë se operacioni është kryer dhe mbikëqyrur në direktivat e shërbimeve ruse të sigurisë.

    SHBA-ja dhe agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë identifikuar prezencën e FSB-së [ish-KGB-së].

    “Qëllimi i këtij operacioni ishte përhapja e frikës dhe nxitje të tensioneve në shoqërinë estoneze”, thuhej në një komunikatë të qeverisë së Estonisë.

    Rusia në vitin 2007 kishte kryer një sulm të madh hibrid ndaj Estonisë, përfshirë sulmet kibernetike dhe trazirat e organizuara nga Rusia.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!