Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, para medieve tha se nuk është çështje e tij të komentojë raportin ndërmjet VV-së dhe LDK-së.
“Nuk është çështje imja të komentoj raportin mes VV dhe LDK-së, për arsye se kjo është çështje politike që i takon Kosovës. Është e rëndësishme që në Kosovë të vijë një gjeneratë e re në krye.”, tha ai.
Weber foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke shprehur keqardhje që kosovarët ende nuk mund të lëvizin lirshëm.“E dimë qe kosovarët kanë një pakënaqësi të madhe me vizat, neve na vjen keq qe fatkeqësisht kosovarët ende nuk munden të gëzojnë lëvizjen e lirë. Ne do të punojmë në këtë drejtim”, u shpreh ai.
Ai po ashtu ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave duke thënë se po pritet një vendim së shpejti, ndërkaq përmendi në veçanti hezitimin e Francës rreth kësaj çështje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.