×
  • Lajme
  • Botë

    Everesti “rritet” për afro një metër, shkak reshjet e mëdha të borës

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 11:08

    Maja me lartë në botë – mali Everest është rritur për 86 centimetra sesa që ishte më parë i kalkuluar në Nepal dhe Kinë, shkruan BBC.


    Vendet janë pajtuar me gjatësinë e re 8.848.86 m. Deri më tani ata ishin të ndarë rreth çështjes, nëse duhet llogaritur rritjen e saj si rezultat i reshjeve të mëdha të borës, transmeton Telegrafi.

    Matjet e mëparshme zyrtare nga Kina – rezultonin 8,844.43 duke qenë për katër metra më të ulëta sesa matjet e Nepalit.

    Everesti shtrihet në kufijtë mes Kinës dhe Nepalit, dhe alpinistët ngjiten në maje të saj nga të dyja anët e kufirit.

    Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Nepalit dhe Departamenti për Mbikëqyrje, kanë bërë të ditur se mbikëqyrësit nga dy vendet janë koordinuar dhe pajtuar për lartësinë e re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!