×
  • Lajme
  • Botë

    Fajon pas letrës për ndryshim kufijsh: Sllovenia të dalë sa më shpejt me një qëndrim për Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 15:00

    Politikania sllovene dhe shefja e grupit social-demokrat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka reaguar pas letrës që ka publikuar një medium slloven, e në të cilën përshkruhet ridefinimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor, specifikisht Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës.


    Fajon ka thënë se një qasje e tillë është e rrezikshme, dhe sipas saj shteti slloven duhet të dal me një qëndrim rreth atij dokumenti, pavarësisht faktit, nëse ai dokument është hartuar në Slloveni apo jo.

    “Ekziston një perceptim i rrezikshëm i politikës për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Slloveninë, e cila kërcënon seriozisht besueshmërinë dhe suksesin e Këshillit tonë të BE-së. Pavarësisht nëse është një dokument i krijuar në Slloveni apo jo, dëmi që u krijua për vendin tonë është tashmë shumë i madh. Është e nevojshme që të jepet një pozicion i qartë i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor sa më shpejtë që është e mundur, në veçanti për Bosnjën”, ka thënë Fajon, para gazetarëve.

    Ajo në fund ka thënë se e vetmja mënyrë për paqe, bashkëpunim është integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!