×
  • Lajme
  • Botë

    Familja 12 anëtarëshe iu bashkua ISIS-it, vdesin që të gjithë

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 13:37

    Një familje britanike e 12-anëtarëshe, që mbushën faqet e gazetave anë e mbanë botës kur ikën në Siri për të luftuar për ISIS-in, kanë vdekur të gjithë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Tre nga djemtë e rritur nga familja Mannan u vranë duke luftuar për Shtetin Islamik, ndërsa shtatë të afërm, duke përfshirë tre fëmijë në mes të moshës një dhe 11, mbetën të vdekur të gjithë në një sulm ajror.

    Prindërit e moshuar, Muhammed Mannan dhe gruaja e tij Minera, të dy vdiqën në kryeqytetin e grupit terrorist nga shkaqe natyrore.

    Nga vendlindja e familjes në Luton,  ka folur djali Mannan Shalim, nga një martesë e mëparshme, i cili i shokuar u shpreh: “Ata kanë vdekur që të gjithë. Ka marrë fund, ka marrë fund. Derisa po përpiqeshim të kuptonim se çfarë ka ndodhur me ta, lajmi na u konfirmua nga Siria kohëve të fundit”,  është shprehur ai.

    Familja Mannans besohet të kenë kaluar në Siri pak kohë pasi mbërritën në Turqinë fqinje në maj të vitit 2015, ku ndaluan pas një udhëtimi familjar në Bangladesh. Kur nuk arritën të ktheheshin në Britani, ata u raportuan të zhdukur nga të afërmit e shqetësuar.

    Dy muaj pas mbërritjes në Siri, familja bëri  ​një deklaratë ku thuhej se ata janë në Siri për të mbështetur luftën e Shtetit Islamik. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!