×
  • Lajme
  • Botë

    Fati i mjerë i emigrantëve në Bosnjë: Në ftohtë dhe shi, në këto kushte të tmerrshme e kalojnë natën

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 12:32

    Qindra emigrantë, ende qëndrojnë nën qiell të hapur në platonë e stacionit kryesor të autobusëve në Tuzël.


    Kushtet atmosferike kanë vështirësuar edhe më shumë qëndrimin në qiell të hapur të këtyre njerëzve të pafat, transmeton Reporteri.net.

    Reshjet e sotme të mëngjesit kanë shpërfaqur mjerimin me të cilin përballen njerëzit nga vende të ndryshme të botës, mes të cilëve ka edhe fëmijë dhe të moshuar. Ata shtrihen përbri ndërtesës, ndërkohë që vazhdon të gurojë shiu.

    Së shpejti kushtet atmosferike do të sjellin edhe borën e parë, ndërkaq  siç shkruajnë mediat boshnjake nëse diçka nuk ndërmerret, kantoni i Tuzlës rrezikohet nga katastrofë humanitare.

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!