Dy njerëz konsiderohen të zhdukur pasi një urë në jug të Kinës u shemb për pak sekonda duke bërë që automjetet të përfundojnë në ujë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Policia në qytetin e Hejuan njoftoi se një pjesë e urës u rrëzua në orët e para të mëngjesit Shërbimet e sigurimit shpëtuan një burrë 44-vjeçar, ndërkaq dy të tjerë konsiderohen të zhdukur.
At least two vehicles fell into a river after part of a bridge collapsed in Heyuan, S China's Guangdong on Fri. One person was rescued and rescue work continues. The city is among the areas worst hit by floods in Guangdong after persistent heavy rains. pic.twitter.com/ZrMiIDePzA
— People's Daily, China (@PDChina) June 14, 2019
Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë ilustrojnë më së miri se sa shpejt ndodhi gjithçka. Nuk kishte asnjë indikacion se do të vijë deri te ky kolapsi. Ura ndodhet në lumin Dongjiang në krahinën e Guangdong.
Një hetim për shkakun e aksidentit është nisur. Pjesa jugore e Kinës u prek nga shirat e dendur, ku të paktën 61 njerëz mbetën të vdekur, por nuk dihet ende se a ishte ky shkaku për një fatkeqësi të tillë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.