“Meqenëse kemi pasur tri pandemi të coronavirusit në 18 vitet e fundit, është koha të fillojmë tani punën për një vaksinë universale të coronavirusit, në mënyrë që të jemi gati për pandeminë tjetër”, tha imunologu Anthony Fauci, drejtori i Institutit amerikan të Sëmundjeve nga Alergjitë dhe Infeksionet (Niaid).
Fauci, duke përmendur shumë të dhëna që konfirmojnë efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave antiCOVID-19 të zhvilluara deri më tani, tha se lajmi i vitit 2020 ishte zhvillimi i shpejtë i këtyre vaksinave.
“Tani do të jetë e nevojshme të punohet për vaksina të afta për të siguruar mbrojtje efikase kundër të gjitha coronaviruseve”, vazhdoi ai.
Ai shtoi se këto vaksina universale duhet të jenë në gjendje të mbrojnë popullatën botërore nga fillimi i pandemive për shkak të coronavirusëve të vjetër dhe të rinj, si edhe varianteve të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.