Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, tha të dielën se do të kuptohet në fund të muajit nëntor dhe në fillim të dhjetorit nëse një vaksinë është e sigurt kundër coronavirusit.
Mirëpo, sipas tij, vaksinimi i gjerë nuk pritet të ndodh për disa muaj, përkatësisht deri vonë në vitin 2021, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
“Ne do ta marrim vesh në fund të muajit nëntor ose në fillim të dhjetorit, nëse një vaksinë është efektive dhe e sigurt”, tha Fauci.
“Vaksinimi i një pjese të konsiderueshme të popullsisë ka gjasa të mos ndodh deri në tremujorin e dytë ose të tretë”, u shpreh eksperti amerikan.
Pandemia e coronavirusit e cila shpërtheu muaj më parë në Wuhan të Kinës, ka prekur globalisht më shumë se 42 milionë persona si dhe ka lënë të vdekur 1.1 milion prej tyre.
Ekspertët e huaj deklarojnë se menaxhimi i sëmundjes mund të arrihet më lehtë me një vaksinë efektive kundër saj; mirëpo në mungesë të ilaçit ata bëjnë apel për respektimin e masave parandaluese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.