Me rritjen e fundit të rasteve me Covid-19, SHBA mund të fillojë të shpërndajë doza të treta vaksinimi, në pritje të autorizimit nga FDA.
Kësisoj, ka të ngjarë që të injektohen tre doza të vaksinës që të arrihet imunizim i plotë, bëri me dije Dr Anthony Fauci.
Ai citoi dy studime me bazë në Izrael që treguan një rënie të infeksioneve tek njerëzit që morën një dozë të tretë ose përforcuese, raporton CNN.
Një dozë e tretë “në të vërtetë do të jetë e qëndrueshme, dhe nëse është e qëndrueshme, atëherë ka shumë të ngjarë që një regjim me tre doza të jetë regjimi rutinor,” tha Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të alergjisë dhe sëmundjeve infektive, në një konferencë të enjten.
Në fund të fundit i takon Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave të vendosë nëse amerikanët duhet të marrin tre doza të vaksinës Covid-19, tha Fauci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.