×
  • Lajme
  • Botë

    Ferri i emigrantëve, nëna përgjërohet për ndihmë: Pak ujë, djali po më vdes!

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 12:08

    Disa pamje shqetësuese të publikuara së fundmi, tregojnë një nënë emigrante që përgjërohet për ndihmë për fëmijën e saj të sëmurë, pasi trazirat shpërthyen në një qendër imigracioni në Meksikë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Nëna e dy fëmijëve nga Haiti, qëndron e shtrirë në tokë ndërsa thërret për ndihmë   përmes një hendeku nën një gardh, për djalin e saj që po vdes.

    Gruaja identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka një djalë pesëvjeçar dhe një tjetër 14 muajsh, pretendon se kanë vuajtur pa ushqim dhe  ujë të pijshëm në qendrën Feria Mesoamericana në Tapachula, ku ka qëndruar për 10 ditë.

    Në videot e publikuara nga El Universal, kjo nënë e dëshpëruar përmes lotëve thotë: “Djali im ka qenë i sëmurë për shumë ditë. Unë kam vuajtur shumë. Ata nuk na kanë dhënë ushqim. Nuk ka ujë të pijshëm. Më ndihmoni, më ndihmoni mua dhe djalin tim. Ai është i sëmurë. Djali im po vdes”.

    Duke folur në spanjisht, nëna shtrinë dorën e saj drejt gazetarëve në anën tjetër të gardhit ndërsa kërkon”drejtësi”. Qindra refugjatë haitianë dhe afrikanë shkaktuan trazira të martën pasi u përpoqën të shpëtonin nga qendra e improvizuar e imigracionit në Meksikën jugore./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!