Në Slloveni, grupe të vetorganizuara kanë filluar gjuetinë e migrantëve. Një anëtar i grupit tha se nuk është për publikun ajo çka ai bën kur ndodhet ballë për ballë me një migrant.
Blaz Zidar ecën dhjetë kilometra çdo ditë përgjatë një gardhi me tela. Ai pretendon se nuk mban armë, edhe pse pranon se do të merrej me migrantë fizikisht në rast të një sulmi, shkruan N1, transmeton Reporteri.net.
I pyetur se a i ka lënduar ndonjëherë migrantët, Zidar u përgjigj se ua kishte bërë me dije atyre se nuk janë të mirëpritur në Slloveni.
Shumë më serioze është gjendja në kufirin e Styrias me Austrinë. Një grup prej rreth 50 burrash, udhëhiqen nga Andrei Sisko, i cili vitin e kaluar ishte dënuar me shtatë muaj burg për shkak se së bashku me grupin e tij kishin bërë një patrullim të armatosur në atë pjesë.
Qytetarët e Sllovenisë, konfirmojnë ekzistencën e këtyre grupeve të vetë-organizuara dhe kërkojnë ndërhyrjen e policisë.
“Kjo nuk është në rregull, mbrojtja e kufirit duhet të jetë nën patronazhin e policisë, sepse në këtë mënyrë, kur njerëzit organizohen vetë, situata lehtë mund të përshkallëzohet”, thotë një nga banorët e Lublanës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.