Autoritetet bullgare njoftuan sot se janë duke hetuar arsyet e qëndrimit të terroristit Tarrant në Bullgari në nëntor të vitit 2018, i cili sulmoi dy xhami në Zelandën e Re duke lënë të vdekur 49 persona.
“Agresori i dyshuar, një shtetas australian 28 vjeç i cili bëri masakër në dy xhami të qytetit të Christchurch gjatë faljes së namazit, ka qëndruar në Bullgari nga data 9 deri më 15 nëntor 2018”, njoftoi prokurori i përgjithshëm bullgar, Sotir Tsatsarov, transmeton Reporteri.net.
Prokuroi pohoi se ndërkohë ka nisur hetimi për të përcaktuar nëse versioni i tij, sipas së cilit ai dëshironte të zbulonte qendrat historike dhe të studionte historinë e vendeve të Ballkanit është i saktë apo nëse ai kishte objektiva të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.