Eurodeputetja e parë shqiptare në histori, Arba Kokalari, ka qenë e pranishme në seancën e parë prej zgjedhjeve të majit.
“Prej sot jam zyrtarisht një anëtare e Parlamentit Europian”, ka thënë Kokalari.
Kokalari ka dalur haptazi kundër partive ekstreme që po përfaqësohen në Parlamentin Europian.
Ajo thotë se nuk e kupton se si këtyre “komunistëve” u jepet hapësirë në Parlament.
“Është e paarsyeshme që partitë e majta të trajtohen sikur demokratike. A është demokratike të mbështeten diktaturat në Venezuelë? A është demokratike të mbrohet Rusia që sulmon vendet fqinje? A është demokraci të zhduket prona dhe ndërmarrja e lirë?”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje ajo ka shtuar se partitë e krahut të majtë, së bashku me ekstremizmin e krahut të djathtë, e kërcënojnë demokracinë në Europë.
“Është koha që të ngrihemi kundër ekstremizmit për një Europë më të mirë”, ka thënë Kokalari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.