Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të qartë se nuk ka në plan të shkurtojë buxhetin ushtarak të vendit, i cili arrin në një trilion dollarë.
Trump shpreh me këmbëngulje se, pavarësisht spekulimeve të ndryshme, ai nuk do të prekte asnjë cent nga ky buxhet.
“Ne sapo morëm një buxhet ushtarak prej 1 trilion dollarësh,” tha Trump, duke shtuar se disa njerëz kishin pyetur nëse ky buxhet mund të shkurtuar, dhe ai kishte përgjigjur “Jo, nuk po shkurtoj 10 cent”. Presidenti theksoi gjithashtu se, ndonëse nuk do të prekej buxheti i mbrojtjes, kishte mundësi për të bërë kursime në fusha të tjera.
Në fjalimin e tij, Trump përmendi gjithashtu ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në mënyrën e zhvillimit të luftërave moderne, duke theksuar se përdorimi i dronëve ka sjellë një transformim të rëndësishëm. “Ata kanë prezantuar një gjë të quajtur dron,” tha ai, duke shtuar se ushtarët duhet të mësojnë një “formë krejt të re lufte”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.