×
  • Lajme
  • Botë

    Fituesi francez i nobelit për mjekësi: Corona do e shkatërrojë vetveten, gabimisht doli nga një laborator

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 14:41

    Virusi Corona do të shkatërrohet vetë, pohon shkencëtari francez Luc Montagnier, i cili ka fituar çmimin Nobel për gjetjen e virusit HIV.


    “Natyra e rikthen punën në duart e veta! Ne aktualisht jemi duke hetuar me kolegët një fenomen shumë surprizues në Shtetet e Bashkuara, ku ka një milion të infektuar dhe ku virusi ndryshon shumë shpejt dhe disa prej rasteve ka mutacion shumë shpejt që tregon se virusi do të shkatërrojë veten e tij,” tha Montagnier në një intervistë për mediat franceze.

    Shkencëtari francez shokoi publikun kur ai tha se beson se Covid-19 ishte prodhuar nga njeriu, në përpjekje për të zbuluar një vaksinë kundër HIV, të cilin ai e njeh mirë.

    “E gjitha filloi me një virus të njohur ge lakuriqët, në të cilin u ndërhy për tu humanizuar. Në atë moment, ndoshta gabimisht, ai disi doli nga laboratori. Ata morën të kundërtën e asaj që po hulumtonin, dhe ata me siguri po hulumtonin një vaksinë të AIDS-it.”

    Laureati francez i nobolit thekson se ai do të botojë të gjitha njohuritë e tij në lidhje me pretendime të tilla, te të cilat ai erdhi me bashkëpunëtorët e tij, në revista shkencore.

    Lidhur me terapinë e bashkatdhetarit të tij, Profesor Didier Raul, që virusi i koronës mund të mjekohet me chlorcinin, Montagne tha që ishte një sugjerim i mirë, por ilaçi duhet të përdoret në fazat e hershme të sëmundjes.

    “Është një trajtim i rëndësishëm, shpëton jetë. Por duhet të jepet në fillim të infeksionit, jo në fund. Në fund nuk ka efekte. Atëherë virusi nuk është më në trup”, tha ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!