×
  • Lajme
  • Botë

    Fjalimi i gruas së Navalnyt në Mynih, veprimi i Vuçiqit merr vëmendjen

    Reporteri
    17 Shkurt 2024 | 22:37

    Fjalimi i gruas së Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, mbajti fjalimin e saj gjatë konferencës së Sigurisë në Mynih, e cila u shoqërua me duartrokitje nga pjesëmarrësit.

    Por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili nuk duartrokiti pasi ajo përfundoi fjalimin.

    Pasi ajo përfundoi fjalën u largua nga skena dhe më pas të gjithë u ngritën në këmbë duke duartrokitur.

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte ulur në rreshtin e parë, por ishte ndër të fundit që u ngrit në këmbë, por nuk iu bashkua duartrokitjeve.

    Në vend të kësaj, ai rregulloi kufjet e tij dhe vazhdoi të qëndronte në këmbë duke vëzhguar rreth e qark.

    Yulia Navalnaya mbajti fjalimin për vdekjen e bashkëshortit të saj opozitarit rus Alexei Navalny. Ajo tha se se ende nuk po mund t’u besonte raportimeve.

    “Ju sigurisht e keni kuptuar lajmin e tmerrshëm. Nuk e di nëse ende duhet ta besoj këtë. Por, nëse raportimet janë të vërteta, atëherë dua që Putini dhe aleatët e tij ta dinë se do të jenë përgjegjës për gjithçka që i kanë bërë familjes time dhe vendit”, deklaroi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!