×
  • Lajme
  • Botë

    Fjalimi për gjendjen e BE’së, Von Der Leyen synon mandat të ri, liston arritjet e prioritetet

    Reporteri
    13 Shtator 2023 | 22:45

    Në fjalimin e gjatë për gjendjen e Bashkimit Evropian, Presidentja Ursula Von Der Leyen u ndal tek arritjet politike përgjatë vitit të fundit dhe parashtroi një sërë objektivash për ato në vijim, duke sinjalizuar ambicien për një tjetër mandat në krye të komisionit.

    Në tonet e një fjalimi hapës të fushatës elektorale, teksa Bashkimi Evropian bëhet gati për zgjedhjet e qershorit, ajo shpalosi një seri idesh e politikash, thelbësore si për qendrën e djathtë, ashtu edhe social-demokratët, duke sugjeruar se synon të mbetet një kandidate konsensuale.

    “E prezantoi veten si mbrojtëse të biznesit dhe njoftoi një hetim kundër subvencioneve për automjetet elektrike që vijnë nga Kina. Lëvizja e kërkuar fort nga Parisi, paralajmëron përshkallëzim të raporteve me Pekinin. Merrni sektorin e automjeteve elektrike: është një industri thelbësore për ekonominë e pastër, me një potencial të madh në Evropë. Por tregjet globale tani janë kthyer përmbys me makina elektrike kineze më të lira. Dhe çmimet e tyre u mbajtën artificialisht të ulëta nga subvencionet e mëdha shtetërore. Kështu që unë mund të njoftoj sot se Komisioni po fillon një hetim kundër subvencioneve për automjetet elektrike që vijnë nga Kina”.

    Ekonomia, konkurrueshmëria dhe politikat industriale u përfshinë gjerësisht në fjalim. U adresuan gjithashtu mbështetja financiare dhe ushtarake për Ukrainës, sanksionet kundër Rusisë, veprimi klimatik, reformat në emigracion dhe aftësia e bllokut për të pritur anëtarë të rinj.

    Ajo i hapi derën ndryshimit të traktatit bazë të BE-së, sipas propozimit të presidentit francez, Macron, duke thënë se një lëvizje e tillë do të ishte e nevojshme si pjesë e reformave të brendshme të bllokut. Në pjesën më emocionale të fjalimit, Von der Leyen i bëri homazh shkrimtares Victoria Amelina, e cila u vra nga një raketë ruse teksa dokumentonte krimet në atdheun e saj./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!