Kryetari i Lega Nord, Matteo Salvini gjatë një mitingu në Emilia-Romagna, teksa një qytetar po valëviste flamurin italian, shqiptar dhe të Lega’s bashkë, është shprehur se shqiptarët që janë me dokumente të rregullta në Itali, janë vëllezërit dhe motrat e tij.
“Shikoni sa i bukur ai flamur, krahas flamurit trengjyrësh, është flamuri i Legas dhe flamuri shqiptar. Sepse kush ka ardhur nga larg me dokumente të rregullta në Itali, paguan taksat dhe ngjall respekt, është vëllai im, është motra ime”, tha ai.
“Rroftë komuniteti i emigrantëve, të respektueshëm, të integruar dhe me edukatë. Italia është shtëpia juaj. Na ka ardhur në majë të hundës me shpërndarësit e drogës, dhe tutorët e prostitucionit. Për këta kemi një biletë vetëm vajtje, për t’u kthyer andej nga kanë ardhur” deklaroi Salvini.
Salvini është lideri i së djathtës ekstreme në Itali që po kërkon ndaljen e ardhjes së refugjatëve në BE.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.