I dërguari Special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
Për Reporterin u konfirmua sot se Richard Grenell do të shërbejë në tri pozita, si ambasador i ShBA-ve në Gjermani, i dërguari special i presidentit Trump për negociatat Kosovë – Serbi, si dhe Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
Është vetë Grenell i cili ka folur sot për postin e fundit në të cilin është emëruar. Ai ka thënë se do të shërbejë në detyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare derisa presidenti Trump ta nominojë dikë tjetër.
Ai tutje ka thënë se nominimi do të bëhet shumë shpejt. Këto komente Grenell i ka bërë në një ripostim në rrjetin social Twitter, ku ai është shumë aktiv.
Kujtojmë se Ambasadori Grenell prej se është emëruar si i dërguar special për dialogun, ka arritur dy marrëveshje në dialogun Kosovë – Serbi, atë për hekurudha dhe e autostrada, si dhe linjën ajrore. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.