I dërguari Special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.


Për Reporterin u konfirmua sot se Richard Grenell do të shërbejë në tri pozita,  si ambasador i ShBA-ve në Gjermani, i dërguari special i presidentit Trump për negociatat Kosovë – Serbi, si dhe Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Është vetë Grenell i cili ka folur sot për postin e fundit në të cilin është emëruar. Ai ka thënë se do të shërbejë në detyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare derisa presidenti Trump ta nominojë dikë tjetër.

Reklamë

Ai tutje ka thënë se nominimi do të bëhet shumë shpejt. Këto komente Grenell i ka bërë në një ripostim në rrjetin social Twitter, ku ai është shumë aktiv.

Kujtojmë se Ambasadori Grenell prej se është emëruar si i dërguar special për dialogun, ka arritur dy marrëveshje në dialogun Kosovë – Serbi, atë për hekurudha dhe e autostrada, si dhe linjën ajrore. /Reporteri.net