×
  • Lajme
  • Botë

    Flet pacientja e fundit me Covid-19 e Zelandës së Re

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 9:24

    Zelanda e Re tani është pa koronavirus – por rasti i pacientes së fundit me Covid-19 tregon se sa serioze mund të jetë sëmundja.


    Lilian Su ‘, një grua 55 vjeçare, po luftonte me virusin për më shumë se dy muaj. Gjendja e saj ishte aq e rëndë sa në një moment, mjekët i thanë familjes së saj që ata nuk prisnin që ajo të mbijetonte.

    Tani duke u rikthyer në shtëpi, ajo i tha Radio Zelandës së Re se si iu hoqën përfundimisht qetësuesit pas katër javësh në njësinë e kujdesit intensiv, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

    “Nuk e dija sa ditë isha në gjumë,” tha ajo. “Por fjalët e vetme që më dilnin nga goja ishin ‘Faleminderit, Zot’.

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!