Një zjarrfikës italia, pjesë e trupës së ndihmës italiane, tha se “Këtu tregohet lidhja e fortë që kanë popujt me njëri tjetrin.
Në situatat të tilla ne punojmë në mënyrë energjike dhe në grup. Për ne shpresa vdes e fundit.
“Shpresojmë të gjejmë njerëz të gjallë ende. Gjatë përvojës sonë kemi nxjerrë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmetet njerëz edhe pse gjashtë ditësh. Ne vijmë nga zona që goditen shpesh nga tërmetet. I fundit shkaktoi 300 të vdekur. Dëshira për të ndihmuar këtu është e madhe, por duhet një organizim më efikas pasi në terren ndodhen mjaftë ekipe kërkim shpëtimi”, ka deklaruar ai.
Italia është një nga kontribuesit më të mëdhenj të ndihmës me më shumë se 200 trupa të mbrojtjes civile, helikopterë, mjete zjarrfikësish, ekipe mjekësh dhe vullnetarë që janë vënë në dispozicion të mbrojtjes civile shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.