Në ShBA, një fletëvotim në ditën e zgjedhjeve presidenciale mund të jetë e gjatë – dy ose tre faqe të bardha, shkruan BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ato përmbajnë jo vetëm një vend për të votuar për Kamala Harris ose Donald Trump, por edhe gara në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe iniciativa dhe propozime lokale, të tilla si financimi për shërbimet komunitare.
Kur qytetarët amerikanë plotësojnë fletëvotimet, ata në hapësirën e paraparë, vendosin një rrumbullaj në vend që të shënojnë një “x”.
Mund të duhen rreth 10 minuta për të plotësuar një fletëvotim.
Të martën e 5 nëntorit amerikanët po i drejtohen kutive të votimit për presidentin e ardhshëm të Amerikës. Në listë janë dy kandidatë, republikani Donald Trump, ish-president, dhe demokratja Kamala Harris, nënpresidente aktuale.
/Reporteri.net/
Çfarë duhet të dini për Kamala Harris dhe Donald Trump?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.