Fondi Monetar Ndërkombëtar është i shqetësuar për rritjen e borxhit të vendeve me ekonomi të zhvilluar dhe në zhvillim për shkak të shpenzimeve si stimulim kundër efekteve negative të coronavirusit.
Për këtë arsye, kjo organizatë do të kërkojë nga shtetet që të bëjnë reforma fiskale posa të përfundojë pandemia, bëri të ditur zëvendësdrejtori menaxhues i FMNS-ë, Mitsuhiro Furusawa
Për herë të parë në histori, borxhi publik botëror u rrit në nivelin mbi 100 për qind të shkallës mesatare të GDP-së pas reagimit të qeveritë ndaj krizës shëndetësore, shtoi Furusawa.
“Posa ekonomia të kthehet në binarë, një kornizë afatmesme ose afatgjate duhet të krijohet për t’i menaxhuar financat publike si duhet”, tha ai gjatë një diskutimi virtual të organizuar nga Qendra për Ekonominë dhe Biznesin Japonez të Shkollës së Kolumbisë për Biznes.
“Kjo do të jetë në mesin e prioriteteve më të rëndësishme për rekomandimet tona rreth politikave”, shtoi ai, shkruan “Reuters”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.