Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë të shkurtër të hënën se helikopterët e saj aktualisht po godasin territorin libanez, duke mos dhënë detaje më shumë, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.
Sot gjatë ditës, IDF tha se një “numër i dyshuarish të armatosur” që “u infiltruan” në Izrael nga Libani u vranë dhe se ushtarët e IDF po kontrollonin zonën.
Paqeruajtësit e Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) thanë në një deklaratë të hënën se janë raportuar shpërthime pranë Al-Boustan në Libanin jugperëndimor.
UNIFIL tha se shefi i tij i misionit dhe komandanti i forcave, gjeneralmajor Aroldo Lázaro është në kontakt me palët e përfshira, “duke u kërkuar atyre të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të përdorin mekanizmat e ndërlidhjes dhe koordinimit të UNIFIL për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe humbjen e jetëve”.
Komandanti i ushtrisë libaneze, gjenerali Joseph Aoun, u takua të hënën me gjeneralmajorin Aroldo Lázaro për të diskutuar situatën në kufirin jugor, tha ushtria libaneze.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.