Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njofton sot se pesë ushtarë turq janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si rezultat i granatimit të Idlib nga forcat e qeverisë siriane.
Ministria tha se artileria turke u përgjigj menjëherë duke shkatërruar caqet, raporton AP – transmeton Reporteri.net.
Sulmi erdhi në një kohë kur delegacioni rus mbërriti në kryeqytetin turk, Ankara, për një raund të dytë bisedimesh për rritjen e tensioneve në Idlib, fortesa e fundit e rebelëve në Sirinë fqinje.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Londër, tha se gjashtë ushtarë turq u vranë dhe shtatë u plagosën kur forcat qeveritare bombarduan sot bazën e Forcave Ajrore Taftanaz në Idlib.
Ata pretendojnë se katër rebelë sirianë u vranë në sulme.
Gjatë javës së kaluar, tetë pjesëtarë të personelit ushtarak dhe civil turk dhe 13 ushtarë sirianë janë vrarë në nj ë shkëmbim zjarri në Idlib./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.