×
  • Lajme
  • Botë

    Foshnja vdes pas ritualit ortodoks të pagëzimit në Rumani

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 14:27

    Kisha Ortodokse në Rumani po përballet me një presion në rritje për të ndryshuar ritualet e pagëzimit, pasi një foshnjë ndërroi jetë pas një ceremonie që kërkon zhytjen e foshnjave tre herë në ujë të shenjtë.


    Sipas The Guardian, foshnja gjashtëjavëshe pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë të hënën por vdiq disa orë më vonë, derisa edhe autopsia zbuloi lëngun në mushkëritë e tij.

    Lidhur me këtë rast, prokurorët kanë hapur një hetim vrasjeje pa paramendim kundër priftit në qytetin veri-lindor të Suceavas.

    Një peticion në internet që bën thirrje për ndryshime në ritual kishte mbledhur më shumë se 56 mijë nënshkrime deri të enjten në mbrëmje.

    “Vdekja e një foshnje të porsalindur për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe”, thuhet në një mesazh të peticionit.

    “Ky rrezik duhet të përjashtohet që gëzimi i pagëzimit të triumfojë”, përçonte mesazhi.

    Mediet lokale raportuan disa incidente të ngjashme në vitet e fundit.

    Zëdhënësi i kishës Vasile Banescu tha se priftërinjtë mund të hedhin pak ujë në ballin e foshnjës në vend të zhytjes së plotë.

    Por Kryepeshkopi Teodosie, udhëheqësi i krahut tradicionalist i Kishës, tha se rituali nuk do të ndryshonte.

    Më shumë se 80 për qind e rumunëve janë ortodoksë dhe Kisha është një nga institucionet më të besuara, sipas sondazheve të fundit të opinioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!